ShowBizzz

Santiana flet për BBVK: Nuk e vrava askënd, më kanë gjykuar sikur të kisha bërë ndonjë lloj krimi

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, ka qenë e ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” për të diskutuar për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ajo ka treguar se ka refuzuar që të kërkojë për emrin e saj në rrjetet sociale, pasi pak e shumë e merr me mend se çfarë mund të kenë shkruar kundrejt saj dhe lojës që ajo ka bërë aty brenda.

Më tej, bukuroshja nga Gjakova shtoi se për veprimet e saj në BBVK është gjykuar sikur të kishte kryer ndonjë lloj krimi.

“E di që nuk kam bërë ndonjë gjë të keqe, nuk e kam bërë ndonjë lloj krimi. aq shumë më kanë kryqëzuar…nuk e kam vrarë askënd. Por ne jemi asi lloje shoqërie dhe unë kam thënë ‘Ndoshta edhe vet do ta kisha gjykuar veten‘”, tha Santiana.

Ndërkohë, kur u pyet nga moderatorja e programit për raportin e saj me mikun e saj më të ngushtë brenda shtëpisë (me të cilin nga fundi i prishi marrëdhëniet), ajo e anashkaloi pyetjen duke i kërkuar gazetares që të mos e pyes për të.

Mes të tjerash ,maloku foli edhe për nënën e saj, Agnesën, e cila është pjesë e forcave speciale të Policisë së Kosovës, duke thënë se ajo nu ke ka gjykuar për lojën brenda shtëpisë.