Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë filluar me përgatitjet për festën e Vitit të Ri.
Ata do të realizojnë një program, ku tashmë i kanë ndarë detyrat dhe rolet e tyre.
Teksa po bënin provat, Santiana Maloku shihet duke bërë një vallëzim me Blerandon.
Bukuroshja gjakovare shfaqet duke bërë lëvizje provokuese ndërkohë që ndiqet nga këngëtari.
Kjo mbase është në kuadër të programit, ku disa do të interpretojnë e disa të tjerë do të kërcejnë.
Big Brother tashmë ka kaluar më shumë se dy muaj që nga nisja e tij, ku deri më tani janë zhvilluar situata të ndryshme.
Konkurrentët po vazhdojnë të bëjnë lojën e tyre e të jenë më të angazhuar çdo herë e më shumë, meqë në pyetje është çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.