Santiana Maloku është komentuar shumë nga banorët pas daljes së Ylli Dervishit nga Big Brother VIP Kosova 2.
Asaj iu vërsulën konkurrentët, teksa gjithashtu tha se është gëzuar shumë që nuk doli atë natë.
Në klipin që u prezantua në spektakël, bukuroshja gjakovare theksoi se i ka kushtuar shumë loja me Bucin.
“Më ka kushtuar shumë loja me Bucin. E di vetëm unë dhe Zoti. Të kisha dalë atë natë më kishte mbetur gjithë jetën në mend”, u shpreh ajo.
Ajo mes tjerash tha se e di që i ka mërzitur familjarët dhe partnerin e saj për lojën me Bucin.
Derisa u pyet nga prezantuesit nëse ka qenë ajo që e ka larguar Bucin, Santiana u shpreh se nuk është ajo që i eliminon njerëzit.
“Nuk e kam larguar unë Bucin. Ai e ka larguar veten, është larguar nga publiku”, tha mes tjerash Maloku.