ShowBizzz

Santiana nuk fshihet më, shfaqet me të dashurin në Gjakovë

Një nga banoret më të spikatura të edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku, gjatë qëndrimit në shtëpi është bërë e njohur edhe për lidhjen e saj që po vazhdon ta mbajë të fshehtë.

Gjatë ditës së djeshme, Paparaci ka siguruar foto të Santianës.

Ajo po shijonte kafen me të dashurin e saj Lirimin, në një nga kafiteritë e qytetit të saj të lindjes, në Gjakovë.

Image
Santiana Maloku dhe i dashuri i saj

Santiana arriti të shkojë deri në gjysmëfinalen e këtij edicioni të BBVK.

Përgjatë tre muajve, ajo bëri bujë të madhe me afrimitetin e saj me banorin tjetër, Bucin, marrëdhënia e të cilëve bëri që i dashuri i saj të hyjë në shtëpi, ku indirekt i tha që duhet të qëndrojë larg Bucit.