Një debat i ashpër ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së BBVK, duke përfshirë Lumbardhin, Kaderin dhe Santianën.
Diskutimet kanë filluar të nxehen kur Kaderi ka ngritur dyshime mbi ndjenjat e Santianës, duke sugjeruar se ka një inat të fshehur ndaj saj.
Santiana ka hedhur poshtë pretendimet e Kaderit me argumentin se nuk ka arsye të ketë inat me të, kur ajo beson se ka zhvilluar një lojë më të fortë gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Pse duhet t’i kem inat Kaderit, kur unë kam bërë lojë më të mirë?” – shprehet Santiana.
Lumbardhi, nga ana e tij, ka hedhur një tjetër perspektivë në debatin që po zhvillonte. Ai mendon se arsyeja e vërtetë e inatit të Santianës ka të bëjë me një kompliment të mëparshëm nga Buci, i cili e kishte quajtur Kaderin “Miss”, duke shkaktuar ndoshta ndjenja xhelozie tek Santiana.
Santiana ka reaguar ndaj kësaj duke u shprehur: “Unë kam bërë lojë me Bucin, ku jam unë e ku është Buci tash? S’ka bërë asgjë tjetër Kaderi, përveç që është lidhur me ty, ndërsa unë kam bërë lojë.”
Më tutje ajo vazhdon: “Seriozisht Lumbardh, debati yt është i 15-vjeçarit, me këto po më shokon. Çdo ditë e më shumë.”