ShowBizzz

Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit numër dy

Sara dhe Bardhi kanë ndarë me ndjekësit një nga momentet më emocionuese të pritjes së fëmijës së tyre të dytë.

Çifti ka zbuluar se familja e tyre do të zgjerohet sërish me një vajzë, e cila do t’i dhurojë Neas një motër.

Zbulimi i gjinisë u realizua në një mënyrë të veçantë, përmes një torte të përgatitur për këtë rast. Ishte pikërisht vogëlushja Nea ajo që zbuloi surprizën, duke futur dorën në tortë dhe duke nxjerrë në pah mbushjen rozë, që konfirmoi se Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër të një tjetër vajze.

Momenti i ëmbël u prit me shumë emocione nga familjarët dhe u shoqërua me urime të shumta nga ndjekësit e çiftit në rrjetet sociale.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/07/SnapInsta-Ai_3932408473441459262_1487185371.mp4

Të Ngjashme