ShowBizzz

Sara dhe Rikja përballen me njëra-tjetrën për Romeon

Për shkak se ata njiheshin nga jashtë, Sara dhe Romeo janë përfolur se mund të kenë diçka brenda shtëpisë së Big Brother. Por përkundrazi Romeo është treguar më i afërt me Riken orët e fundit. 

Sot Sara e ka marrë Riken veçmas të tjerëve dhe e ka siguruar se ndryshe nga sa përflitet mes saj dhe Romeos nuk ka asgjë, duke ia lënë rrugën e hapur.

Por Rikja nga ana tjetër e ka mohuar që mes saj dhe Romeos ka një afrimitet më shumë se miq.

“Lëre ça thonë banorët për mua dhe Romeon se ne marrëdhënien tonë e kemi shumë të qartë”, i tha Sara Rikes.

“Ju mund të keni ça të doni. Qyqja! Unë nuk i hyj kaq thellë. I shoh si shok, si Romeon edhe Meritonin”, tha Rikja.

Sara dhe Rikja përballen me njëra-tjetrën për Romeon