Mbrëmjen e djeshme gjatë “prime-t”, Sara dhe ish-i i saj, Endrik Beba, rrëfyen versionin e tyre të lidhjes vite më parë.
Ata u pozicionuan në dhoma të ndryshme dhe nuk iu dha mundësia të dëgjojnë rrëfimet r njëri-tjetrit.
Sara u shpreh e para duke treguar se shkak i prishjes së lidhjes ka qenë tradhtia e Bebës, duke pretenduar më pas se edhe kanë qenë të fejuar.
Sa i përket Endrikut, ai tregoi një histori ndryshe, duke mos dhënë detaje për arsyen e ndarjes por duke i cilësuar të dy si fajtorë. Më tej ai tregoi se mes tyre nuk ka patur një fejesë zyrtare.
Lidhur më këtë rrëfim të tyre, ka reaguar partnerja aktuale e Endrikut.
Ajo rishpërndau në Instagram-in e Endrikut momentin e rrëfimit të tij dhe shkroi: “Dinjiteti”.
Mesa duket partnerja aktuale e Endrikut, ka hedhur kunja kundrejt Sarës, duke nënkuptuar se versioni i Endrikut ishte dinjitoz, ndërsa Sara i tregoi të gjitha detajet e historisë së tyre.
lokimagazine