Në një seri postimesh në Instagram, Sara Gjordeni, ish-banore e “BBVIP3”, ka sqaruar për të disatën herë të gjitha lajmet apo aludimet që qarkullojnë për jetën e saj personale e jo vetëm, gjëra që u vunë në qendër të vëmendjes për sa kohë ajo ishte pjesë e reality show-t, por pas daljes së saj, nuk ëshët se po i komenton më njeri.
Gjithsesi, që nga marrëdhënia me Bardhin, familjen e tij dhe menaxherin e tij, tek ish-at e aq shumë përfolur në “Big Brother”, stili i paragjykuar i jetesës, krahasimi me Luizin dhe Kiarën, “treshja” me Meritonin dhe shumë gjëra të tjera, Sara ka folur për të gjitha, duke dhënë përgjigjet e saj dhe duke vënë “pikat mbi i”.
Në fund, ajo ka një mesazh për të gjitha ofendimet që merr në rrjetet sociale, kryesisht për shkak të historive që ka pasur, por edhe ka një paralajmërim për të gjithë ata që vazhdojnë komentojnë jetën e saj, duke përmendur sigurisht Gjykatën.
ks