ShowBizzz

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi shfaqen elegant krahë njëri-tjetrit! Ja si duket çifti

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi ndërkohë që presin të voglën e tyre të vijë në jetë, janë dhe shumë aktiv në rrjetet sociale.

Së fundmi ish-misi ka ndarë një foto me partnerin e saj ku duken shumë të lumtur dhe jo vetëm.

E veshur me një fustan të verdhë të derdhur deri në fund të këmbëve, Sarës i bie mjaft në sy barku i rrumbullakosur i cili është rritur tashmë dhe i jep një nur të ëmbël ish banores së BBV.

Krahë saj pozon Bardhi i cili ka zgjedhur ngjyrën e zezë për ta përfaqësuar, me një këmishë dhë pantallona ai duket mjaft elegant.

Përbri postimit nuk mungoi një koment nga këngëtari i cili i shprehte dashurinë Sarës: “Të dua shumë,” shkruan ai.

Të shumta ishin reagimet nga ndjekësit poshtë fotos që komplimentonin çiftin për dukjen.

Kujtojmë që dyshja për të cilën flasim nisën një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big-Brother Vip3, shumë ishin mosbesues ndaj lidhjes së tyre asaj kohe.

Mirëpo, pas daljes nga shtëpia çifti jo vetëm që tregoi se duheshin vërtet por nuk u desh shumë kohë të jepnin lajmin e mirë se do të beheshin prindër të një vajze.