Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit disa nga vështirësitë që po përjeton gjatë shtatzënisë së saj të dytë.
Përmes disa postimeve në Instagram, Sara ka treguar se kjo periudhë po shoqërohet me lodhje të vazhdueshme dhe shqetësime fizike, të cilat po ndikojnë edhe në aktivitetet më të zakonshme të përditshmërisë.
“Zyrtarisht në fazën ku lodhem pas 14 hapash, dhe s’kam më frymë vetëm pse shkoj të mbush një gotë ujë. Burrat janë me fat”, ka shkruar ajo në Instastory, duke e shoqëruar rrëfimin me humor.

Por lodhja nuk është shqetësimi i vetëm për ish-banoren e BBV. Sara ka zbuluar se gjatë kësaj shtatzënie po përballet edhe me djegie të stomakut, të cilat, sipas saj, kanë nisur që në muajin e dytë.

Duket se edhe pritja për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë po i duket e gjatë. Në një tjetër postim, ajo ka bërë shaka me kohën që i ka mbetur deri në lindje.
“Më duket sikur kanë ngelur edhe 129 muaj”, ka shkruar Sara, duke treguar me humor padurimin për të përfunduar këtë periudhë.

Me këto postime, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka zgjedhur të ndajë me publikun jo vetëm emocionet e pritjes së ëmbël, por edhe vështirësitë që po përjeton gjatë shtatzënisë.
