Sara Gjordeni, ish-banorja e BBV, një ndër më të komentuarat brenda dhe jashtë shtëpisë, me sa duket do të bëhet pjesë e ekranit sezonin që vjen.
Me anë të një fotografie në “Instastory” nxiti dyshimet se së shpejti Sara do të jetë pjesë e televizionit.
“Jeni gati ta shihni gocën gjithë sezonin në ekran ju, apo jo ore??” – shkruan ajo mbi fotografi, ku duket mjaft e kuruar dhe në studio televizive.
Rikujtojmë se Sara është në pritje të ëmbël, fryt i romancës me Bardhin, brenda shtëpisë së BBV.
Me daljen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, u fejuan dhe së shpejti do të bëhen prindër.
lokimagazine