Pak ditë pasi në media dhe rrjetet sociale qarkulluan pamje ku ish-partneri i saj, Erik Fullani, pretendohej se ishte parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjatë pushimeve, Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen me një postim në rrjetet sociale.

Përmes një InstaStory, influencerja ka ndarë një mesazh reflektues që është interpretuar nga ndjekësit si një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në jetën e saj personale.
“Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur. Mendoj se kjo është kujtesa jote për të lënë pas atë që nuk ka qenë kurrë përgjegjësia jote ta rregullosh, ta kontrollosh apo ta mbash”, shkruan Sara.
Postimi vjen vetëm pak ditë pasi u përfol se Erik Fullani ishte parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjatë pushimeve, duke nxitur aludime se mesazhi i Sarës mund të lidhet me ndarjen e tyre.
Megjithatë, influencerja nuk ka përmendur askënd me emër dhe nuk ka konfirmuar se postimi i referohet ish-partnerit të saj.
Për këtë arsye, çdo lidhje mes mesazhit dhe ngjarjeve të fundit mbetet në nivel interpretimesh nga ndjekësit.
