ShowBizzz

Sara Hoxha i habit të gjithë me deklaratën e fundit për Ledrin

Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej kohësh përfliten se i kanë dhënë fund lidhjes nga e cila kanë edhe një vajzë. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të konfirmojë apo mohojë këto zëra, duke lënë mediat të aludojnë pas çdo deklarate.

Së fundmi Sara Hoxha në një intervistë me Isli Islamin “N’Audi” tha se as ata vetë nuk janë të qartë për raportin mes tyre, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

“Unë mendoj se disa gjëra duhet të mbeten private. Sidomos kur janë gjëra që ti nuk je e qartë me veten tënde. Dhe nuk di akoma se çfarë përgjigje të japësh”, tha Sara.