ShowBizzz

Sara Hoxha mbështet Romeon në Big Brother: Do më bëhej qejfi nëse fiton

Blogerja Sara Hoxha po vazhdon të marrë vëmendje me postimet në rrjete sociale.

Ajo u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

E natyrisht një pyetje publikut nuk mund t’i shpëtonte rreth formatit televiziv, Big Brother.

Image
Sara/Instastory

A po e shikon BBV 3? Për kë bën tifo?”, ka qenë pyetja e drejtuar nga një ndjekës.

Bigu është bërë i paevitueshëm si ta ndjekësh si mos ta ndjekësh, ti e di çka po ndodh aty brenda. Jam pak subjektive sa i përket për kë bëj tifo duke qenë se Romeo është i vetmi që kam njohur dhe jashtë dhe me aq sa kam njohur kam kuptuar që zemrën e ka në vendin e duhur”, u shpreh ajo.

E njëjta theksoi: “Do më bëhej shumë qejfi në qoftëse do fitonte”.

Sara përndryshe muajve të fundit ka qenë tejet e përfolur për ndarjen nga reperi Ledri Vula.