ShowBizzz

Sara Hoxha pranon “divorcin” nga Ledri Vula: Po më thonë se jam bërë më e mirë

Bukuroshja e njohur, Sara Hoxha, duket se ka konfirmuar ndarjen nga reperi Ledri Vula.

Edhe pse marrëdhënia e tyre këtë kohë ka qenë shumë e komentuar, ajo i ka dhënë fund të gjitha këtyre aludimeve.

Në një intervistë në Top Albania Radio, influencuesja u ngacmua nga prezantuesi Salsano Rrapi.

“Sa mirë që të ka bërë ndarja, ishe bërë yll i vërtetë”, iu drejtua moderatori.

Hoxha nuk mungoi me një përgjigje epike të menjëhershme: “Po pra po, kështu po më thonë”.

Ajo dhe artisti shqiptar vlen të ceket se kanë bashkë një vajzë të quajtur, Poem Blu Vula.

I njëjti u tha se ka nisur një romancë të re dashurie pasi disa herë u pa në krah të Rina Zaitit.

Sara nga ana tjetër po zhvendoset në Tiranë për të jetuar bashkë me të bijën.