Blogerja e njohur Sara Hoxha ka qenë e ftuara e parë në edicionin e ri të Piter Pan, ku u është përgjigjur pyetjeve ngacmuese të piterpanistëve të vegjël.
Teksa gjatë bisedës në një moment, Sara u pyet nga Alketa, nëse ishte bashkëshortja e Ledri Vulës apo ish-bashkëshortja, jo tha, “S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!”, duke shtuar që ka qenë vetëm partnerja e tij.
Sara Hoxha dhe reperi i njohur Ledri Vula prej disa vitesh kanë qenë bashkë dhe kanë sjellë në jetë edhe një vajzë, Poem Blu.
Por muajt e fundit në media socile kanë qarkulluar shumë lajme në lidhje me ndarjen e tyre, pasi nuk janë parë bashkë në daljet publike. Gjithsesi ata vetë kanë zgjedhur të mos reagojnë se si qëndron e vërteta..
bal