ShowBizzz

Sara Hoxha tregon kuptimin e emrit të Poem Blu

Sara Hoxha, e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në TV Klan, foli për të bijën, Poem Blu dhe shpjegoi kuptimin e emrit të saj.

Ajo theksoi se nuk kanë bërë një kërkim nëse ka ndonjë fëmijë tjetër në këtë emër, por shprehet se emri Poem i ka pëlqyer shumë.

“Ka Poema shumë, por vetëm Poem, pa “a” në fund, s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Mua ma kanë sugjeruar në Instagram si emër dhe më ka pëlqyer shumë”, u shpreh ajo.

Më tej, për emrin e dytë “Blu”, Sara tha se është meritë e kumbarës së vogëlushes: “Blu është kombara e Poit, ia ka vënë emër të dytë”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se kur të rritet, Poem mund të ndjekë cilëndo karrierë që dëshiron, pasi e ëma, gjithsesi do e mbështesë: “Poem Blu do të bëhet çfarë të dojë të bëhet kur të rritet. Nëse ka talent për të kënduar unë do e mbështes, e ka në gjen, nëse e ka të trashëguar, të shohim”, duke nënvizuar mbështetjen e saj karshi të bijës.

Poem Blu ka lindur më 14 dhjetor 2020, nga marrëdhënia e Sara Hoxhës me Ledri Vulën. Sa i përket çiftit, qarkullojnë thashethemet se ata janë ndarë, ndërsa vetë nuk kanë folur për këtë temë, për të konfirmuar apo mohuar zërat. Vetë Sara dje, e saktësoi se nuk ka qenë kurrë bashkëshortja e Ledrit, por partnerja e tij.