Sara Hoxha, partnerja e Ledion Liços si dhe producentja e Big Brother Vip Albania ka zbuluar disa detaje të tjera për edicionin e tre-të të këtoj realityshoë.
Ndër të tjera ajo në një intervistë për “E diell” ka treguar dhe porosinë që ajo ka për partnerin e saj, Ledion Liço para nisjes së natës së parë live.
“Ne të dy kemi kaluar 3-4 muaj intensive pune, i them që sot të jetë vetvetja dhe të bëjë atë që di më të mirë të bëjë. Pas kaq vitesh mungesë, do shihni një Ledion ndryshe, të maturuar dhe gati për këtë sfidë. E lëmë punën në punë, e ndajmë punën nga shtëpia”, – tha Sara Hoxha.
Sara ka treguar se në familjen e saj dhe Ledionit, të gjthë janë shumë suportues në lidhje me punën dhe median. Ajo veçon mamanë e saj, Vjollca Hoxha ku thotë se është krenare për arritjet e tyre. Ajo shton se Vjollca kujdeset për fëmijët.
“Më informon a kanë fjetur apo jo fëmijët, dhe më thotë rri e qetë mam, fokusohu te puna dhe ju vaftë mbarë” – tha Sara.
“Ne jemi rritur me frymën e Topit nga babai dhe ime më. Ne bëjmë punën tonë dhe kemi punët e ndara. Vetëm për këtë flasim gjithë kohës dhe është e pamunnur të mos i injektohet dhe atyre pasioni ynë për median”, – u shpreh ajo për motrën dhe vëllain e vogël.
Për Sarën sfida më e madhe si producente është të mbajë publikun të mbërthyer para ekranit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb