Teksa ishte e shtrirë në krevat së bashku me Bardhin, Sara e ka pyetur atë se në rast se ajo del nga shtëpia e “Big Brother VIP 3” a do e linte dhe ai këtë garë.
Bardhi iu përgjigj ‘jo’, duke shtuar se edhe ai ka qëllimet e tij në këtë rrugëtim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Je shumë frikacak”, iu drejtua Sara të dashurit të saj, i cili i tha se nuk dëshiron që ajo të dalë.
Më pas Sara shtoi: “S’ka gjë, nëse dal unë, ti vazhdo qëllimet e tua, unë të miat”.