Një moment emocionues ka ndodhur sonte në Ferma VIP, ku Sara është surprizuar nga bashkëshorti i saj.
Ai i dha zemër dhe i tregoi se është suportuesi i saj më i madh gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Mes emocioneve, ai u shpreh se ndihet shumë krenar për të dhe mënyrën si po e përballon lojën në fermë.
Po ashtu, ai i kërkoi Sarës të jetë e qetë dhe t’i tejkalojë sa më lehtë situatat e vështira brenda shtëpisë. Momentet mes tyre emocionuan edhe banorët e tjerë.
