Sarah Berisha dhe Dj PM, janë një prej çifteve më të dashur të showbiz-it shqiptar, romanca e të cilëve ka nisur brenda ambienteve të “BBV1”. Mirëpo kur bëhet fjalë për lidhjen e tyre të gjithë janë kurioz.
Kjo për shkak se dyshja ende nuk ka marrë asnjë hap më serioz lidhur me marrëdhënien e tyre dhe pse kanë kaluar mjaftueshëm kohë që kur janë njohur. Kohët e fundit ata kanë folur për dëshirën për t’u bërë prindër, por ende asgjë konkrete.
Së fundmi Sarah ka postuar në llogarinë personale të Instagram-it një video, teksa është vënë re që në gishtin e saj mban një unazë në dukje ‘fejese’. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të komentojnë dhe të ngrejnë aludime për një fejesë të mundshme mes saj dhe PM. Epo mbetet për t’u parë deri në momentin që dyshja ta deklarojë vet.
lokimagazine