Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se është takuar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Krasniqi ka thënë se në takim kanë folur për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë, shkruan teve1.info
“Emisarin Sarrazin e njoftova se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tonë. Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm”, – ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi ka shtuar se PDK-ja mbështetë nismat që fuqizojnë bashkëpunimin rajonal.
“Në këtë drejtim, PDK mbështetë të gjitha nismat e mirëfillta të cilat rrisin dhe fuqizojnë bashkëpunimin konstruktiv rajonal – si hap konkret drejt përafrimit të rajonit me Bashkimin Evropian. Emisarin Sarrazin e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën!”, ka shkruar Krasniqi.