Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kanë zhvilluar të martën një takim, ku në fokus ishte mbrojtja e të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u diskutua për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre 2023–2027, legjislacionin përkatës, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në jetën shoqërore dhe politike të vendit.
Ambasadori Schuebel theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin me ministrinë përkatëse, duke mbështetur përmes financimit programe që synojnë përmirësimin e pozitës së komuniteteve joshumicë në Kosovë.
“BE-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë dhe të financojë programe në mbështetje të komuniteteve joshumicë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Schuebel./teve1.info/
