Ish-missi dhe regjisorja, Arnita Beqiraj, ka rrëfyer se nuk e ka njohur kurrë të babain e saj. Arnita Beqiraj u shpreh se i ati ka ndërruar jetë kur nëna e saj ishte shumë e re.
Ish- Missi u shpreh se e ëma është detyruar të rrisë atë, si edhe motrën e saj e vetme dhe me shumë vështirësi, por shtoi se dashuria nuk u ka munguar kurrë.
Arnita Beqiraj u shpreh se “më thonë se jam sozia e babait”, por shtoi se nuk e ka vuajtur mungesën.
“Absolutisht po, por besoj se ka qenë e dyanshme sepse ndoshta nëpërmjet meje merrnin edhe një lloj dashurie që dhe atyre u mungonte sepse ti rrjedhimisht e atashon fëmijën që vjen në jetë me personin që nuk është me. Thonë që unë jam shumë e ngashme fizikisht me tim at, gati, gati si sozi. Unë nuk e kam vuajtur kurrë mungesën e të paturit, ka qenë një kuriozitet, por nuk e kam vuajtur sepse jam rritur me një dashuri të tillë, që kur shoh situata kur mungon jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në punë, për mua fëmijëria është praktikisht ajo që jemi gjatë gjithë jetës sonë. Është e pamundur që nëse nuk ke qenë një fëmijë i lumtur, të kesh balanca të mira në jetën tënde më vonë.
Arnita tregon se babai i saj ka ndërruar jetë kur nëna e saj ishte shumë e re, aq sa është ajo sot, dhe është detyruar të rrisë atë dhe motrën e saj vetëm me shumë vështirësi, por dashuria nuk i ka munguar kurrë”, tha ajo në “Ftesë në 5”.