Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka folur për raportin e saj me DJ Gimbon, lidhje që nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe që vazhdon edhe pas përfundimit të formatit.
E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Selin u shpreh se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi komunikimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se asnjëherë nuk e kanë parë veten si një çift në kuptimin tradicional.
“Nuk e kemi parë asnjëherë marrëdhënien tonë si dy të dashur në kuptimin klasik. Kemi krijuar një raport shumë të shëndetshëm dhe këtë e kemi thënë edhe më parë, edhe pse shpesh është keqkuptuar nga publiku”, u shpreh ajo.
Sipas Bollatit, mënyra se si e jetojnë lidhjen i dallon nga shumë bashkëmoshatarë të tyre.
“Mendoj se nuk i përkasim mënyrës sesi gjenerata jonë i jeton marrëdhëniet. Sot gjithçka duket më e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë, ndërsa ne kemi gjetur ekuilibrin tonë dhe jemi shumë mirë bashkë”, tha fituesja e BBVA.
Selin foli edhe për bashkëjetesën me DJ Gimbon, duke treguar me humor se gjithçka po shkon mirë, edhe pse partneri i saj nuk është gjithmonë njeriu më i rregullt në përditshmëri.
Pas njohjes në “Big Brother VIP Albania”, çifti ka vijuar marrëdhënien edhe jashtë shtëpisë, duke u shfaqur së bashku në evente të ndryshme dhe duke mbështetur njëri-tjetrin në angazhimet publike.
