ShowBizzz

“Së shpejti do përqafohen”, ironi dhe sarkazma mes Florit dhe Valerit, fermerët bëjnë ‘paqe’

Mes Florit dhe Valerit ka nisur qetësimi i ujrave, teksa “steka” ka kaluar tek ironia dhe sarkazma.

“Kam filluar ta zbusë, dhe mendoj qe do jetë më mirë në vazhdim”, tha Valeri.

Por Flori, theksoi se ka lënë për tu takuar me Valerin dhe për të ngrënë një darkë për të sqaruar të gjitha keqkuptimet.

“Unë e kam thënë që do bëja një takim me Valerin për tu takuar. Jam në pritje dhe kam jetën time këtu brenda. Nuk mund të vazhdohet me zënka dhe për momentin po e mbajmë në nivel ironie dhe sarkazme”, deklaroi Flori.

Valeri parashikoi se në vazhdim do të ketë gjëra më vazhdim, teksa theksin e vendosi tek gjërat e veta personale, që nuk i gjeti siç i la kur u largua.

Do shihni gjëra të bukura në vazhdimësi. Unë jam durues i madh i çdo situate. Me Buçkon, unë nuk jam mësuar të ndaj gjërat e mia. Krevati është gjë personale dhe nuk mund ta ndaj me asnjë. Unë e kam si parim këtë gjë si person. Kur erdha unë nuk gjeta asnjë gjë nga të miat”, tha Valeri.

Por Flori për këtë shqetësim i dha shpjegimin e tij.

“Ne nuk e dinim se ku ishe ti se ishe i eliminuar. Se po ta dinim që do ktheheshe, do të ti kishimlënë gjërat”, u shpreh Flori.

Por tre opinionistët mendojnë se në këtë pikë të lojës, kjo lloj ironie mes dy fermerëve e bën situatën edhe më tërheqëse.

Por situata e qetësuar mes tre është vënë re edhe në pjesën tjetër të fermerëve. Këngëtari Renis Gjoka ka thënë aq shumë janë qetësuar gjërat, sa shumë shpejt ata edhe do të përqafohen.

“Së shpejti do përqafohen”, tha Renisi.