Rikthimin e moderatores Luana Vjollca me zor po e presin të gjithë, sidomos fansat e saj. Dhe këtë e kemi parë nga kërkesat dhe pyetjet e shumta që moderatores i vijnë në llogaritë e saja personale të rrjeteve sociale. Mirëpo së fundmi u përfol tepër në rrjet teksa u tha se Luana do të rikthehet sërish në “Klan TV”.
Për të gjitha këto, Luana ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Sërish, pa zbuluar nëse kthimi i shumëpritur do të jetë së afërmi, ajo u ka kërkuar “të presin derisa të jetë gati”.![]()
“E di që kam munguar gjatë. Por thonë që njerëzit që të duan të presin deri kur të jesh gati. Ju dua dhe më mungoni.”



