ShowBizzz

Sean “Diddy” Combs shpallet fajtor për 2 nga 5 akuzat, falënderon jurinë

Reperi dhe producenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, është shpallur fajtor vetëm për akuzën e prostitucionit, ndërsa është liruar nga akuzat më të rënda si trafikim i qenieve njerëzore dhe shantazh.

Manjati 55-vjeçar i industrisë së muzikës u përball me akuza serioze të ngritura nga prokuroria, përfshirë abuzim seksual ndaj tre viktimave të dyshuara, mes tyre edhe ish-partnerja e tij, këngëtarja dhe modelja Cassie Ventura.

Ndaj tij u ngritën edhe pretendime për rrëmbim, zjarrvënie dhe krime të tjera të rënda.

Pas vendimit të jurisë, Combs bëri një gjest lutjeje me duar, duke i drejtuar ato nga trupa gjykuese në shenjë falënderimi.

I njohur ndër vite me emra artistikë si Puff Daddy, P. Diddy dhe Diddy, ai ka qenë një nga figurat më me ndikim të hip-hopit, si themelues i label-it “Bad Boy Records” dhe menaxher i legjendës Notorious B.I.G. në vitet 1990.