Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas thirrjes së një seance të jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e Presidentit.
Sipas Çitakut, ftesa për pjesëmarrje në seancë u është dërguar deputetëve vetëm pak minuta para fillimit të saj, duke ngritur kritika për seriozitetin e procesit.
“Pra, në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë që duhet të mbahet në ora 20:30. Kaq serioz janë këta për të zgjedhur Presidentin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
