Avokati Millosh Deleviq, mbrojtës i Dragisha dhe Jovan Viqentijeviqit kërkoi pesë minuta pauzë për konsultim me palën mbrojtëse.
Në këtë seancë gjyqësore po dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes së të akuzuarve.
Deri më tani dëshmoi mbesa e të akuzuarve Viqentijeviq, Tiana Viqentijeviq.
Ajo tha se në ditën kur ndodhi sulmi më 29 nëntor 2024, axha Jovani kishte ardhur si zakonshëm në shtëpi për t’u bërë gati për punë.
Sipas saj, atë natë ishin duke biseduar dhe pirë çaj rreth orës 19:00, derisa ndërrimi i tij i punës filloi në orën 20:00, ku ai punon në ujësjellës, në Gazivodë.
“Atë ditë ai ka ardhur në Zubin Potok, është kthyer te ne, ka sjellë vezë nga fshati dhe unë si çdo herë tjetër e kam thirrë të na vizitojë. Ai tha se po shkon të përgatitet dhe nëse ka kohë do vijë të na vizitojë. Pasi është përgatitur ka ardhur tek ne, kemi biseduar 15 minuta duke pirë çaj dhe pas kësaj është nisur për në punë. Ka ardhur rreth orës 18:15, është bërë gati dhe pas kësaj ka ardhur tek ne. Ka qenë afër orës 19:00 kur kemi pirë çaj. Ndërrimi i tij i punës fillon në 20:00, vendi i tij i punës është në ujësjellës, Gazivodë”, tha ajo.
Ajo tregoi se axha i saj jeton në fshatin Prevllak dhe vjen në Zubin Potok para se të shkojë në punë.
“Po axha Jovani, kryesisht jeton në fshat, Prevllak, ndonjëherë edhe në Zubin Potok. Në Zubin Potok vjen para se të shkojë në punë, përgatitet dhe shkon në punë. Vjen të ne, ai e ka shtëpinë e vet në fshat, dhomën e ka në anën e majtë, e para. Dhoma e dytë është e Dragishës”, tha ajo.
