Lajme

Seanca për Fredi Belerin, protestuesit mblidhen para GJKKO-së

Në GJKKO po shqyrtohet kërkesa e Fredi Belerit, për marrjen e një leje të posaçme, që ai të kryej betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Ndërkohë, në ambinetet e jashtme janë mbledhur një grup qytetarësh, të cilët kanë ardhur nga Himara për të mbështetur Belerin.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo