Lajme

Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka emëruar Ed Miliband në postin e Sekretarit të Punëve të Jashtme, si pjesë e kabinetit të tij të ri qeveritar.

Miliband, i cili më parë drejtonte Ministrinë për Sigurinë Energjetike dhe Objektivin Neto Zero, zëvendëson Yvette Cooper në krye të diplomacisë britanike.

Ai në të kaluarën është dëshmuar një mik i madh për shtetin e Kosovës.

“Me ndërhyrjen në Kosovë, ne shpëtuam jetën e dhjetëra mijëra njerëzve në atë vend”, kishte theksuar ai në vitin 2011, duke e cilësuar Kosovën si një nga shembujt më të suksesshëm të një ndërhyrjeje humanitare.

Miliband pritet të udhëheqë marrëdhëniet ndërkombëtare të Britanisë, duke u përballur me sfida si lufta në Ukrainë, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, si edhe çështjet e sigurisë globale.

Të Ngjashme