ShowBizzz

Sekretet e jetës së Alain Delon, zemërthyesit francez që ndërroi jetë sot

Sot u nda nga jeta, legjenda e kinematografisë franceze, Alain Delon.

Emri i plotë i tij ishte Alain Fabien Maurice Marcel Delon dhe u lind në Francë, në 1935.

Ka luajtur më shumë se 140 role, përgjithësisht si djalë i keq. Më pas krijoi dhe kompaninë e tij të produksionit që prodhoi 30 filma të atij si regjisor, producent dhe skenarist.

Po jeta private?

Edhe pse një nga burrat më të bukur e më të dëshirueshëm në botë, ai nuk arriti të krijonte një marrëdhënie të gjatë në jetën e tij. Për këtë fajësonte traumat e fëmijërisë. Prindërit e tij u ndanë herët dhe e braktisën që kur ishte 4 vjeç. E gjeti veten në një familje kujdestare si jetim dhe i braktisur. Sikur të mos mjaftonte, prindërit biologjikë u rikthyen në skenë kur ai ishte 17 vjeç, këtë herë për të firmosur dërgimin e tij në luftë. Pastaj papritur, kur ai u bë i famshëm ata i trokitën në derë dhe ai s`ia hapi. Nuk i fali kurrë.

Ai e lidhi me braktisjen e hershme mossuksesin që ka provuar në marrëdhëniet me gratë: “Ti nuk mund të dish të japësh dashurinë, që s`të është dhënë që kur ke qenë i vogël. Janë boshllëqe që nuk mund të mbushen kurrë. Edhe kur dua një grua, ndihem vetëm. Isha 4 vjeç kur kuptova që edhe ata që do më shumë, mund të të braktisin”, ka thënë dikur.

Figura e tij është lidhur shpesh me atë të Brigitte Bardot, por që ai s`ka pranuar asnjëherë se ishin në një lidhje. Pavarësisht skenave të seksit që kanë xhiruar, nuk i ka lidhur asgjë më shumë se sa puna dhe dashuria për kafshët.



bal