LifeStyle

Seksi dhe ushqimi: Si t’i bësh bashkë për performancë më të mirë

Seksi dhe ushqimi janë më shumë të lidhur seç mund të mendoni. Arsyeja është e thjeshtë, një dietë e mirë, rrit performancën seksuale dhe sigurohet që trupi të punojë mirë. E kundërta ndodh nëse nuk ha mirë, ndaj më tej do të njohim me ato që duhet të kesh parasysh për të pasur një jetë seksuale më të mirë.

Seksologët dhe mjekët theksojnë se ushqimi duhet të fuqizojë trupin me energjinë e nevojshme, ndaj duhet të përmbushni nevojat e yndyrave, pa përfshirë sheqerna të shtuar, apo sodium.

Mirë është ta mbështesni dietën në perime, legume, fruta të thata, proteina dhe të gjitha ushqimet që e mundësojnë marrjen e këtyre suplementeve. Për të mos shtuar peshë, mos merrni më shumë kalori sesa harxhoni.

Disa nga ushqimet që do ta bëjnë seksin më të mirë janë: peshku, bajamet, frutat, perimet me gjethe, midhjet dhe mishi i zgjedhur me kujdes.

Alkooli është një “jo” e madhe kur vjen puna te seksi, pasi ul performancën dhe e bën të vështirë aktivitetin normal seksual.