ShowBizzz

Sekuestrohen 72 armë zjarri në shtëpinë e yllit francez të filmave Alain Delon

Xhandarmëria franceze ka sekuestruar 72 armë zjarri dhe më shumë se 3000 fishekë nga pasuria e Alain Delon, në Douchy Loiret. Nga hetimet e para rezultoi se aktori “nuk kishte asnjë autorizim që e lejonte të posedonte armë zjarri”.

Kontrolli u urdhërua nga gjyqtari i kujdestarisë më 8 shkurt, pasi ishte konstatuar prania e një arme – gjatë një vizite ligjore në shtëpinë e aktorit. Ishin deri në 72 kategori të ndryshme, për luftë, për qitje sportive dhe për mbrojtje personale. Në rezidencën e Alain Delon “u konstatua edhe ekzistenca e poligonit të qitjes”, shtoi prokurori. Ndërsa në hetim është hapur për armëmbajtje pa leje.

Aktori, 88-vjeçar, i sëmurë rëndë është vënë së fundmi në qendër të mosmarrëveshjeve mes fëmijëve të tij që kanë copëtuar familjen.

Ky kontroll u krye pas hapjes së një hetimi të ri nga Prokuroria, në një kuadër tensionesh mes fëmijëve të Alain Delon. Situata e tensionuar familjare dhe shqetësimet për gjendjen e brishtë shëndetësore të aktorit padyshim që e shtynë sistemin e drejtësisë të parandalonte rrezikun më të vogël. Gazeta Le Parisien raporton se mjeku i përgjithshëm që vizitoi yllin e “The Leopard” madje foli për “një gjendje lodhjeje fizike dhe psikologjike me një rrezik të fortë për vetëvrasje”.

“Klienti im është shumë i shqetësuar kur e di se Alain Delon po mbahet pa kujdes mjekësor dhe me armë aty pranë”, tha Yassine Bouzrou, avokati i Hiromi Rollin, partneri i aktorit, për gazetën franceze.

Nga fundi i janarit, aktori i sëmurë rëndë është vënë në mbrojtje gjyqësore. Drejtësia ka caktuar një përfaqësues ligjor përgjegjës për të ndihmuar Alain Delon në ndjekjen e tij mjekësore.

/abcnews.al