Lajme

Sekuestrohen mallra me banderola të Serbisë në vlerë rreth 5000 euro

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar pije alkoolike me banderola të Serbisë në vlerë rreth 5000 euro, në dy subjekte afariste në Kllokot të Vitisë .

Sipas njoftimit, mallrat dyshohet se janë sjellur përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e tyre.

“Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara jane kontrolluar dy subjekte afariste në Kllokot-Viti. Gjate kontrollit të subjekteve janë hasur pije alkoolike me banderolla te serbisë që dyshohej se jan sjellur përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e mallrave. Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore,ku vlera e tyre është 5000€”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.