Lajme

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri të dyshuara nga krimet kibernetike

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në kuadër të hetimeve për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”, është sekuestruar pasuri në vlerë rreth 100 mijë euro, e dyshuar se rrjedh nga aktivitete kriminale.

Hetimet janë zhvilluar nga Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, si dhe me autoritetet gjermane, duke mundësuar identifikimin dhe ngrirjen e mjeteve financiare të dyshuara.

Sipas njoftimit, është lëshuar edhe urdhër ndalues për këtë pasuri dhe janë njoftuar bankat komerciale në Kosovë për masat e ndërmarra.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike dhe se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare./teve1.info/

Të Ngjashme