Lajme

Selaniku flet majtas – humbje e madhe për të djathtën konservative në Greqi

Partia konservative në qeveri në Greqi u përball me një humbje të paprecedentë në raudin e dytë të zgjedhjeve lokale – rajonale dhe bashkiake – që u mbajtën të dielën.

Kandidatët e “Demokracia e Re” të Kyriakos Mitsotakis humbën në Athinë dhe Selanike dhe pesë nga gjashtë garat rajonale.

“Nuk ishte një natë e mirë për Demokracinë e Re” tha Mitsotakis të dielën në mbrëmje. Kryeministri gjithashtu vuri në dukje votat abstenuese “që duhet të jenë një shqetësim për të gjithë ne”.

Zhgënjimi më i madh ishte në Athinë, ku një akademik socialist Haris Doukas mundi Kostas Bakoyannis, me rreth 56 përqind të votave.

Bakoyannis mori 41% të votave në raundin e parë, pak më pak sesa 43% që kërkohej për të fituar, ndërkohë që Doukas mori 14%. Bakoyannis është nipi i Mitsotakis. Nëna e tij, Dora Bakoyannis, një juriste e Demokracisë së re dhe ish-ministre, që ka qenë kryebashkiake e Athinës nga 2003 në 2007. Për Shqipërinë, Dora Bakoyannis është shumë e njohur sepse ajo është firmëtarja e të ashtuquajturës “marrëveshje për detin” së bashku me ish-ministrin e Jashtëm Lulzim Basha, që u quajt tradhëti shqiptare në atë kohë, apo “shitje e detit” dhe edhe sot e kësaj dite nuk është finalizuar pasi u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.

Qytetarët në Athinë besuan në të pamundurën dhe dolën kundër të vjetrës tha Haris Doukas, kryebashkiaku i ri i zgjedhur.

Ai tha se “një udhëtim i bukur sapo ka filluar” dhe shtoi  se “ne kemi shumë mundësi të kthejmë ato cka kemi thënë në veprime konkrete. Ne do të përpiqemi shumë për tia arritur”.

Lideri i partisë socialiste PASOK Nikos Androulakis akuzoi Nea Demokratia dhe Mitsotakis për arrogancë, mungesë modestie dhe praktika klienteliste duke thënë se këto votime ishin humbja e parë e madhe për kryeministrin.

Në qytetin e Selanikut socialisti Stelios Angeloudis që nuk ishte kandidati zyrtar i partisë për shkak të luftës së brendshme lokale lehtësisht mundi Kostantinos Zervas, 67 me 33%.

“Dua të falenderoj gjithë rezidentët në Selanik, të gjithë ata që na nderuan me votat e tyre por edhe ata që vendosën ndryshme. Edhe ata që nuk votuan dot. Tani është përgjegjësia jonë të fitojmë besimin e tyre nëpërmjet punës’ tha ai.