Selena Gomez ka reaguar ndaj thashethemeve të fundit në lidhje me jetën e saj romantike.
Ka pasur spekulime se artistja ishte në një lidhje me Jack Schlossberg nga viti 2020 deri në vitin 2021.
Nëse nuk e dini, Jack, është djali i Caroline Kennedy dhe nipi i presidentit të ndjerë, John F. Kennedy. Thashethemet përfshinin gjithashtu se Jack “i premtoi Selenës Shtëpinë e Bardhë dhe ajo nuk pranoi”.
Pasi spekulimet u bënë virale, foli vetë Selena.
“Kurrë nuk e kam takuar këtë njeri”, shkroi Selena duke mohuar thashethemet se ishte në lidhje me Jack.