ShowBizzz

Selena zbulon dhimbjen e saj të madhe: “Nuk mund të lindë fëmijë, ja pse”!

Selena Gomez rrefeu për revistën Vanity Fair dhimbjen e saj te madhe: Kengëtarja dhe aktorja 32-vjeçare u shpreh se nuk mundet që të lindë fëmijë, për shkak të problemeve shëndetësore qe ka. “Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë, por për fat të keq, nuk mund të lind fëmijë. Kam shumë probleme shëndetësore, të cilat do të rrezikonin jetën time dhe të bebit. Kjo është diçka që më ka hidhëruar prej kohësh”.

Selena zbulon dhimbjen e saj të madhe: "Nuk mund të lindë

Ky duket eshte nje nderlikimet e semundjes se lupusit, me të cilën ajo u diagnostikua në vitin 2015. Selena  gjithashtu, zbuloi se është diagnostikuar me çrregullim bipolar gjatë një ‘takimi’ live në Instagram me Miley Cyrus. Gjithsesi, Selena tha se sërish, ka mundësi të ketë fëmijë, pasi ekziston birësimi ose surrogacia. “Jam në rregull me këtë. Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm që janë të gatshëm të bëjnë surrogaci ose birësim, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua”, duke shtuar se ajo ka shumë dëshirë të bëhet nënë. “Jam e emocionuar se si do të jetë si rrugëtim. Në fund, nuk më intereson, pasi do të jetë fëmija im”, u shpreh ajo.



bal