Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shprehur dyshimet se milionat që i ka nxjerrë ambasadori Martin Berishaj nga kontot, kanë përfunduar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Selmanaj ka thënë se Berishaj gjatë intervistimit në Komisionin hetimor nuk kishte shprehur gatishmëri për të dëshmuar.
“Unë e kam pyetur a je pronar i MB Consulting, e kam pyetur sa punëtorë jeni aty, më ka thanë vetëm unë jam.
I thash çka ka lidhje kjo me energji elektrike, një person i vetëm pa asnjë vetë staf, tregton me energji”, ka thënë veç të tjerash Selmanaj.