Selvije Jao, ka ndarë një moment emocional në “Instagram”, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.
Ajo ka publikuar një video ku Shpati shihet në momente të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.
Të lidhura
None found
Krahas saj, Selvija ka shkruar se dhimbja për mungesën e tij është ende e madhe, por beson se ai vazhdon të jetë pranë tyre në mënyrë shpirtërore.

Në mesazhin e saj ajo tregon edhe për Roelin, duke thënë se fjalët e tij e prekin shumë. “Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe unë e ndiej sikur ti je ende këtu me ne”, ka shkruar ajo, duke i uruar Shpatit ditëlindjen në qiell.

Shpat Kasapi, ndërroi jetë papritur në nëntor 2025, si pasojë e një ataku kardiak në Itali, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe publiku shqiptar. /Telegrafi
Të Lidhura:
- “Dhe mos gabo me gruan…se s’të fal, të lë”, Shpat Kasapi habit me shkrimin pas ndarjes
- Vese, xhelozi dhe dështime/ Ndarja e vështirë e Shpat Kasapit nga bashkëshortja, si çifti morën vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre
- Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV
- Viti i Ri e gjeti pa Shpatin, Selvija bën postimin prekës: Zemra nuk njeh kalendar, kam ngecur në ditën kur…
