Shpresat se një trajtim për Parkinsonin është në horizont janë rritur pasi hulumtimi sugjeroi se injeksionet e tetanosit të mbrojnë kundër sëmundjes së pashërueshme. Njerëzit e vaksinuar së fundmi kundër tetanosit pas një infeksioni në plagë kanë rezultuar se kanë 50% më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me këtë gjendje. Shkencëtarët dyshojnë se bakteret e tetanosit janë përgjegjëse për sulmin e sistemit nervor të të sëmurëve nga Parkinson.
Rreth 153,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë Parkinson, një gjendje neurodegjenerative që shkakton dhimbje, dridhje të gjymtyrëve dhe vështirësi në lëvizje. Çdo orë dy persona të tjerë diagnostikohen dhe sëmundja i kushton NHS-së më shumë se 725 milionë sterlina në vit. Ish-prezantuesi i Newsnight dhe drejtuesi i kuizatorit të University Challenge, Jeremy Paxman, i cili ka sëmundjen e Parkinsonit, ka thënë se kjo ‘të bën të duash të mos kishe lindur’.
Zbulimet e reja sugjerojnë se vaksinat e tetanosit të disponueshme gjerësisht mund të parandalojnë ose trajtojnë Parkinsonin, i cili zakonisht prek njerëzit e moshuar dhe shkaktohet nga vdekja e një nëngrupi të qelizave të trurit që kontrollojnë lëvizjen. Nuk dihet se si bakteret e tetanosit sulmojnë këto qeliza, por studiuesit spekulojnë se ato mund të hyjnë në tru nëpërmjet qelizave nervore në hundë. Studiuesit analizuan të dhënat e një ofruesi të madh shëndetësor në Izrael për të parë nëse ndonjë lloj vaksine e dhënë në moshën madhore rrit ose reduktoi rrezikun e Parkinsonit.
Ata panë 1500 njerëz të cilët ishin diagnostikuar mes moshës 45 dhe 75 vjeçare dhe i krahasuan me një grup kontrolli, pesë herë më të madh, të jo-vuajtësve të përzgjedhur për të pasur karakteristika të ngjashme me ata me sëmundje. Ata zbuluan se 1.6 për qind e atyre me Parkinson kishin marrë vaksinën e tetanosit përpara diagnozës së tyre, krahasuar me 3.2 për qind të atyre që s’e kishin marrë. Efekti mbrojtës ishte gjithashtu më i madh te njerëzit që e kishin bërë vaksinën kohët e fundit, me askënd që nuk zhvillonte Parkinson brenda dy viteve nga imunizimi.
Dr Ariel Israel, nga Universiteti i Tel Avivit, i tha revistës New Scientist: “Sa më afër datës së vaksinimit, aq më pak ka gjasa që individët të diagnostikohen me sëmundjen e Parkinsonit”. Të rriturve u jepet një vaksinë kundër tetanosit nëse kanë një plagë të kontaminuar me dhe, feçe ose pështymë, pasi në to mund të gjendet bakteri që shkakton tetanosin, Clostridium tetani. Claire Bale, drejtoreshë e asociuar e kërkimit në shoqatën bamirëse Parkinson’s UK, thotë se gjetjet ngrenë ‘mundësinë interesante që vaksinat kundër tetanosit mund të kenë potencialin për të ofruar mbrojtje kundër zhvillimit të Parkinsonit dhe madje mund të jenë në gjendje të ngadalësojnë përparimin e gjendjes.
“Meqenëse kjo është diçka që trajtimet aktuale nuk mund ta bëjnë, kjo do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme nëse realizohej.” / DailyMail-Syri.Net/