Lajme

Serbi arrestohet në Mitrovicë pasi dyshohet se i ka ofruar 20 euro një polici në këmbim të shmangies së një gjobe

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se i ka ofruar 20 euro një zyrtari policor në këmbim të shmangies së një gjobe.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar nga njësiti policor dhe derisa po e shkruante tiketën për kundërvajtje, i dyshuari i ofroi 20 euro si ryshfet për të mos ia shqiptuar gjobën.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti derisa njësiti policor ishte duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtje, në këmbim të mos shqiptimit të tiketës u ka ofruar një kartë monedhë prej 20€. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.

Të Ngjashme