ShowBizzz

Sergei në një lidhje me ish-banoren e “Big Brother”?

E mesa duket, Sergei e ka lënë pas zhgënjimin e mos gjetjes së dashurisë në “Love Island” e mesa duket ka nisur një romancë me një ish-banore të “Big Brother”.

Bëhet fjalë për Fiorentina Halilin, ish-konkurrente e reality show-t, që nga më të komentuarat ndër vite dhe që shpesh e shohim të ftuar në studiot

televizive për tema të ndryshme, kryesisht që lidhjet me këto lloj formatesh, ndërkohë që dyshja është “kapur mat” nga ndjekësit e tyre shumë të vëmendshëm.

Kështu, në postimet e fundit në Instagram, Sergei dhe Fiorentina shfaqen nga i njejti vend, jo bashkë, por duke parë fotot që kanë publikuar, mund të dallohet mjaft qartë që ndodhen së bashku, cka sjell dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre. Po ashtu, ata janë shtuar edhe në Instagram së fundmi, tregues ky që nuk ka kaluar pa u vënë re.