Njoftimi i Gjykatës Kushteutese, ka rezultuar me paralajmërimet për veprimet e para nga partitë politike parlamentare. Derisa nga PDK kanë bërë të ditur se do të propozojnë emrin për nënkryetarin e dytë të Kuvendit, në seancën e parë që do të mbahet, zyrtarë të lartë të LDK-së kanë folur për hapat tutje në lidhje me çështjen e presidentit. Ndërkohë për nesër është thirrur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit e votimit të qeverisë, kanë filluar lëvizjet e para.
Të premten nga ora 11 pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit, e në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje
