Së fundmi ish-banorja ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka zbuluar planet e tyre për të ardhmen.
Çifti tashmë kanë nisur bashkëjetesën dhe lajmin e bëri të ditur vetë gazetarja.
Megjithatë ajo u shpreh se “takimet në shtëpitë e njëri-tjetrit ende nuk janë bërë”, mes thashethemeve se familja e moderatorit nuk e ka pranuar lidhjen e tij me Ilnisën.
Gjithashtu, gazetarja zbuloi se ajo dhe Meritoni së shpejti do të vijnë me një film, ku la të nënkuptohej se nuk do të mungojnë skenat “hot”, momente që i kemi parë mes dyshes edhe brenda shtëpisë së BBV, ku u ngritën dyshime se kishin kryer marrëdhënie seksuale së bashku.
Pjesë nga intervista:
Jeni duke jetuar bashkë? Në Tiranë apo në Prishtinë?
Ilnisa: Jemi duke jetuar më shumë në Tiranë tek unë më shumë se 80 përqind të kohës dhe dukemi mirë.
Kam dëgjuar në rrjetet sociale se do të ketë dasmë dhe fëmijë
Ilnisa: Jemi duke menduar shumë gjëra të bukura.
I keni bërë takimet në shtëpitë e njëri-tjetrit
Ilnisa: Jo, akoma jo.
Çfarë do të mbash mend më shumë nga ky “Big Brother VIP”?
Ilnisa: Atë që më ndryshoj jetën. Një puthje ta ndryshon jetën dhe nuk ka më bukur sesa kaq. Bashkë me Meritonin jemi duke bërë një film bashkë.
Ka skena?
Ilnisa: Ka skena të mjaftueshme