Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer, është deklaruar lidhur me krizën politike në Kosovë, dhe zgjedhjet e 7 qershorit.
Server, ka deklaruar se, ai shpreson që zgjedhjet e qershorit ta zgjedhin situatën, e cila, ka deklaruar, po ‘’vazhdon prej më shumë se dy vitesh’’. Ai, për AbcNews, ka thënë edhe se, nëse VV’ja s’arrin ta sigurojë shumicën, Kurti, duhet të ‘’lëvizë shpejt drejt krijimit të koalicionit’’.
‘‘Kjo lloj situate ndodh në sistemet parlamentare. Në thelb, ka dy zgjedhje: njëra në ditën e votimit dhe tjetra gjatë procesit të formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit. Kosova ka pasur vështirësi në këtë proces dhe nuk ka arritur t’i zgjidhë problemet brenda një afati të arsyeshëm. Në fakt, kjo situatë po vazhdon prej më shumë se dy vitesh. Shpresoj që këto zgjedhje ta zgjidhin më në fund situatën në një mënyrë ose në një tjetër. Nuk e di nëse partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje, do të sigurojë shumicën që kishte dikur, por nëse nuk e arrin, shpresoj që kryeministri Kurti të lëvizë shpejt drejt krijimit të një koalicioni dhe zgjedhjes së presidentit’’, ka thënë ai.
