Sezoni i 35-të i “Dancing With the Stars” ka zbuluar 16 personazhet e famshëm që do të garojnë për trofeun e programit.
Mes emrave janë aktorja Julia Stiles, patinatorja olimpike Amber Glenn, Jenna Dewan, Giada De Laurentiis, Tatyana Ali, Taylor Hanson dhe sportistë të tjerë.
Një nga elementët që ka tërhequr vëmendjen është edhe çifti i tretë i të njëjtit seks në historinë e programit, me Sarah Jane Nader dhe profesionisten Hailey Bills.
Sezoni i ri do të nisë më 15-16 shtator në ABC, me Alfonso Ribeiro dhe Julianne Hough si drejtues.
